Visar Sermaxhaj do të jetë trajneri kryesor i Dritës për ndeshjen e nesërme ndaj Tre Fiori në raundin e tretë kualifikues të Conference League.
Drita dhe Tre Fiori ballafaqohen nesër nga ora 20:00 në San Marino, shkruan GazetaBlic Sport.
Para duelit, Sermaxhaj falënderoi Zekrija Ramadani, trajnerin e shkarkuar të klubit për punën e deritanishme.
“Dua ta hap këtë konferencë duke falënderuar trajnerin Zekrija Ramadani për këto dy vite e gjysmë sa kemi qenë bashkë, kemi sjell tituj dhe i dëshiroj suksese në vazhdim”, ka theksuar Sermaxhaj në konferencën para duelit.
Ai më pas foli edhe për ndeshjen, ku tha se shpreson që të marrin rezultat pozitiv.
Sa i përket ndeshjes së nesërme, kemi punuar maksimalisht, kemi parë pikkat e tyre të dobëta dhe nesër duhet t’i shfrytëzojmë ato raste që na vijnë gjatë lojës dhe të jemi sa më konkret që të dalim me rezultat pozitiv. Është hera e parë për mua si kryetrajner, rastisi të jetë ndeshje e Europës, emocion i madh për mua, andaj shpresojë të dalim me rezultat pozitiv”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


