Kryetrajneri i skuadrës së Shkëndijës, Artim Pollozhani, nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Edinburghit për shkak të një vonese në procedurat për pajisjen me vizë për hyrje në Mbretërinë e Bashkuar.
Si pasojë, Pollozhani mungoi në konferencën zyrtare për shtyp dhe në seancën stërvitore të zhvilluar në prag të përballjes së Shkëndijës me Hibernianin. Në vend të tij, para mediave dhe në drejtimin e stërvitjes ishte ndihmëstrajneri Kushtrim Voka, i shoqëruar nga pjesa tjetër e stafit teknik.
Klubi ka bërë të ditur se çështja e vizës tashmë është zgjidhur dhe trajneri Pollozhani do t’i bashkohet skuadrës në Edinburgh gjatë ditës së enjte.
Ai pritet të jetë në krye të ekipit për ndeshjen e rëndësishme ndaj Hibernianit.
/GazetaBlic Sport


