FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ardian Hasani.
Hasani kaloi tek Prishtina nga Trepça 89′, ku gjatë edicionit të kaluar ishte futbollisti më efikas i ekipit.
Me ardhjen e tij, Prishtina synon të shtojë konkurrencën në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën në realizimin e objektivave për sezonin e ri.
Pas nënshkrimit të kontratës me klubin kryeqytetas, Hasani u shpreh i lumtur për hapin e ri në karrierën e tij.
“Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe transferimin te FC Prishtina. Do ta jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin në objektivat e këtij sezoni”, deklaroi sulmuesi 22-vjeçar për faqen zyrtare të klubit.
/GazetaBlic Sport


