Sporti

Spalletti për Zhegrovën: Realizoi gol të shkëlqyer, por edhe e humbi topin disa herë – ai nuk duhet të ndalet duke punuar

08/05/2026 16:32
nga:L J

Luciano Spalletti shpjegon anët pozitive të fitores 1-0 të Juventusit ndaj Chelseat, ku foli edhe për sulmuesin kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegrova realizoi golin e vetëm në këtë duel, duke ia siguruar fitoren ekipit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Spalletti e lavdëroi futbollistin kosovar, duke thënë se luajti mirë.

“Zhegrova shënoi një gol të shkëlqyer, por gjëja më e rëndësishme ishte performanca, qëndrimi i tij gjatë gjithë ndeshjes. Ai e humbi topin disa herë, por gjithashtu tregoi se çfarë mund të bëjë kur është në këmbët e tij. Një lojtar nuk duhet të ndalet kurrë së punuari për t’u bërë më i fortë”, tha Spalletti për Sky Sport Italia.

/GazetaBlic Sport