Lajme

Një ditë para seancës konstituive, Abdixhiku mbledh grupin parlamentar të partisë

08/05/2026 13:14
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pritet që sot të mbledhë Grupin Parlamentar të partisë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha se takimi do të mbahet në ora 14:00.

Mbledhja e GP vjen një ditë para seancës së nesërme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./Gazeta Blic/