Lajme

Dy persona theren me thikë në Pejë, të dyshuarit në arrati

08/04/2026 11:53
nga:G B

Dy persona kanë pësuar plagë nga thika mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Mbretëresha Teutë’, Policia menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty është kuptuar se nga persona të dyshuar janë therur me mjet të mprehtë (thikë), dy persona, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarës, dhe janë në arrati, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuar”, ka thënë Rugova për Gazeta Blic.