Lajme

Arrestohet në Pejë për të shtëna me armë zjarri, dorëzon armën dhe fishekët në polic

08/04/2026 10:37
nga:L J

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, i njëjti ka pranuar veprën dhe më pas ka dorëzuar armën së bashku me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.