Lajme

Vdiq tragjikisht në aksident, sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit nga Suhareka

08/04/2026 07:33
nga:G B

Një aksident i rëndë në komunikacion i mori jetën Fatijon Gurit, të riut nga fshati Gelancë i Suharekës.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se i riu vdiq më 30 korrik.

Familja Guri ka njoftuar se varrimi i 18-vjeçarit do të bëhet sot në orën 18:00, në varrezat e fshatit Gelancë.