Lajme

Tragjedi në Bavari: 3-vjeçarja mbytet në pishinë

07/31/2026 13:43
nga:Y I

Një vajzë trevjeçare ka humbur jetën pasi ra në një pishinë në oborrin e një shtëpie private në qytetin Laufen, në rajonin Berchtesgadener Land të Bavarisë, pranë kufirit me Austrinë.

Ngjarja tragjike ndodhi të enjten rreth orës 17:40, raporton Bild.

Sipas policisë, nëna e gjeti fëmijën në pishinë, e nxori menjëherë nga uji dhe nisi përpjekjet për ta reanimuar.

Më pas, 3-vjeçarja u transportua me helikopter emergjent në spital, por ndërroi jetë gjatë natës.

Ende nuk dihet se si ndodhi aksidenti.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se hetimet po zhvillohen në të gjitha drejtimet, ndërsa për shkak të procesit hetimor nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me ngjarjen.