Lajme

Nis takimi i Haxhiut me përfaqësues të partive për përgatitjen e seancës konstituive

07/31/2026 11:20
nga:Y I

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 7 gusht.

Nga partitë e mëdha shkuan nënkryetarët e partive. Arbërie Vlora Çitaku nga PDK, Jehona Lushaku nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK.

Në njoftimin e Kuvendit ishte lajmëruar se Haxhiu kishte ftuar liderët e partive për këtë takim.