Lajme

Bajrami: Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia!

07/31/2026 08:54
nga:Y I

Lumir Abdixhikut edhe një herë iu është besuar detyra e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

170 delegatë votuan kundër shkarkimit të tij, ndërsa 152 delegatë votuan pro shkarkimit.

Deputetja e LDK-se, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook tha se ajo ishte në mesin e 152 delegatëve që besoi se LDK-së i duhet ndryshimi.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, shkroi ajo.

Tutje, Bajrami tha se në ‘shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton dekokracia’.

“Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK”, ka shkruar Bajrami.