Ballkani sonte synon kualifikimin në raundin tjetër të UEFA Conference League ndaj Bohemians.
Skuadra nga Suhareka e nis ndeshjen e kthimit me disavantazh 2-1, pasi mysafirët triumfuan në përballjen e parë në Irlandë.
Me mbështetjen e tifozëve në “Fadil Vokrri”, Ballkani kërkon rikthimin dhe vazhdimin e aventurës evropiane.
Ky takim zhvillohet nga ora 20:00, kurse transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


