Anëtari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se pret që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të përfundojë me një LDK më të fortë, ndërsa theksoi se vendimi për kryetarin do të merret nga delegatët përmes votimit.
Sipas tij, Kuvendi është thirrur në përputhje me Statutin e partisë, pas pakënaqësive me gjendjen aktuale dhe rezultatet zgjedhore.
“Mendoj se ky Kuvend do të shkojë mirë. Statuti i LDK-së parasheh format se si thirret një kuvend dhe kjo është njëra nga ato forma, me një të tretën e votave. Ne presim që nga ky Kuvend LDK-ja të dalë më e fortë. Kuvendi është thirrur për shkak të mospajtimit me gjendjen në të cilën ndodhemi”, tha ai.
Beqiri shtoi se LDK-ja ka nevojë për ndryshime për të arritur rezultate më të mira, ndërsa theksoi se vota e delegatëve do të vendosë për fatin e kryetarit aktual.


