Lajme

Abdixhiku mbërrin në Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Fjalimin do ta mbaj brenda, pas Kuvendit konferencë për media

07/30/2026 18:09
nga:Genita C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të nisë procesi zgjedhor për shkarkimin e tij ose jo, raporton GazetaBlic.

Para hyrjes, Abdixhiku tha se punimet do të nisin menjëherë, ndërsa fjalimin e tij hyrës do ta mbajë brenda Kuvendit.

“Tash i nisim punimet, do ta mbaj fjalën hyrëse brenda. Pasi të përfundojë Kuvendi do të mbajmë konferencë për media, për fjalën time”, deklaroi ai.