Sporti

Zgjidhen të gjitha çështjet mes Ter Stegen dhe Barcelonës, portieri drejt Ajaxit

07/30/2026 17:01
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Marc-André ter Stegen duket se tashmë është përcaktuar.

Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto, të gjitha çështjet tatimore mes portierit gjerman dhe Barcelonës janë zgjidhur, duke i hapur rrugë largimit të tij nga klubi katalanas.

Pas zgjidhjes së këtyre procedurave, Ter Stegen pritet t’i bashkohet Ajaxit, ku do të vazhdojë karrierën e tij. Kalimi i portierit gjerman te gjiganti holandez konsiderohet tashmë vetëm çështje kohe, me zyrtarizimin që pritet të vijë së shpejti.

/GazetaBlic Sport/