Mesfushori i Liverpoolit, Curtis Jones, u bë protagonist i një momenti tensionues pas fitores së klubit në ndeshjen miqësore ndaj Wrexham, gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri.
Sipas raportimit të Daily Mail, Jones u pa duke debatuar fillimisht me Dominik Szoboszlai, ndërsa më pas shkëmbeu fjalë edhe me Jeremie Frimpong dhe Kostas Tsimikas.
Pamjet e publikuara tregojnë se situata u tensionua për disa çaste, derisa Frimpong ndërhyri dhe e largoi Jonesin nga vendi i ngjarjes, duke qetësuar atmosferën.
Deri më tani nuk dihen arsyet e debatit, ndërsa nga Liverpooli nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me incidentin.
/GazetaBlic Sport/


