Lajme

Totaj pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR’it, flasin për çështjet që ndikojnë komunitetin lokal

07/30/2026 16:01
nga:L J

Zëvendëskomandanti i KFOR’it, Federico Collina, ka takuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn.

Në njoftim bëhet e ditur po ashtu që, diskutimet mes të dyve, janë përqendruar në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që ndikojnë në komunitetin lokal.

“Gjeneral brigade Collina rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.