Ermal Sadiku, pak para nisjes së Kuvendit të LDK-së, u ka bërë thirrje delegatëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre dhe të respektojnë procesin demokratik për zgjedhjen e udhëheqjes së re të partisë, raporton GazetaBlic.
Ai ka deklaruar se do ta mbështesë çdo lidership që del nga Kuvendi, por ka kërkuar që LDK-ja të jetë një opozitë e fortë, e guximshme dhe proaktive ndaj Qeverisë së Vetëvendosjes.
Në reagimin e tij, Sadiku ka renditur një sërë kritikash për qeverisjen aktuale, duke përmendur dështime në ekonomi, energji, arsim, shëndetësi, investime, marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte strategjike.
Sipas tij, fokusi i Kuvendit duhet të jetë jo vetëm zgjedhja e kryetarit, por edhe ndërtimi i një alternative bindëse për qeverisjen e Kosovës.


