Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot me fillim nga ora 18:00 mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku po kërkohet largimi i Lumir Abdixhikut nga drejtimi i këtij subjekti politik.
Kërkesa e delegatëve për largimin e Abdixhikut erdhi pas humbjes së LDK-së në tre pal zgjedhje me radhë.
Në lidhje me mbajtjen e këtij Kuvendi dhe çfarë pret nga punimet e tij ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca.
Grainca tha se Kuvendi po mblidhet si rezultat i pakënaqësive të antarësisë me kryetarin aktual i cili sipas tij ka manifestu prepotencë, arrogancë në udhëheqje, falsifikim të zgjedhjeve nëper degë të LDK dhe eliminim të kuadrove.
“Kuvendi mblidhet si rezultat i pakënaqësive të antarësisë me kryetarin aktual i cili ka manifestu prepotencë e arrogancë në udheheqje, falsifikim të zgjedhjeve nëper degë të LDK, eliminim të kuadrove, dhe sjelljen në LDK të figurave nga parti tjera që vetëm deme i kanë shkaktu LDK-së dhe Kosovës” deklaroi Grainca.
Ai potencoi se me veprime të tilla nga ana e kryetarit aktual, Abdixhiku, janë humbur disa pal zgjedhje nga LDK-ja.
“E gjitha kjo është manifestu me humbjen e disa palë zgjedhjeve nga lidershipi i LDK-së. Sot pres që delegat të vendosin pro nje LDK-je unike pro një te ardhme ku LDK-ja do jetë parti fituese e jo filial i VV-së apo partive të tjera” deklaroi Grainca për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


