Sporti

Vjen reagimi i fundit, Infantino mbron propozimin e diskutueshëm të FIFA-s për investimet në Kupën e Botës

07/29/2026 21:47
nga:Mergim Rreci

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur propozimin e diskutueshëm për investimet që lidhen me Kupën e Botës, duke theksuar se ai nuk është një detyrim, por një mundësi për palët e interesuara.

Duke komentuar debatin e krijuar rreth kësaj nisme, Infantino u shpreh se askush nuk është i detyruar të marrë pjesë.

“Mbi të gjitha, është një mundësi, jo një detyrim”, deklaroi kreu i FIFA-s.

Ai shtoi se propozimi është pjesë e procedurave normale të vendimmarrjes brenda organizatës.

“Është thjesht një propozim që është pjesë e një procesi demokratik”, tha Infantino, duke mbrojtur transparencën dhe mënyrën se si po trajtohet iniciativa.

/GazetaBlic Sport/