Lajme

UEFA reagon përsëri, kundërshton planin e FIFA-s për të drejtat komerciale të Kupës së Botës

07/29/2026 18:50
nga:Mergim Rreci

UEFA ka kritikuar sërish ashpër planin e FIFA-s për të shitur një pjesë të të drejtave komerciale të Kupës së Botës investitorëve privatë.

Sipas raportimeve, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka ofruar 211 shoqatave anëtare një pagesë prej 40 milionë dollarësh nëse mbështesin këtë projekt.

Në reagimin e saj, UEFA tha se FIFA po u bën presion federatave dhe se ka kundërshtim në rritje ndaj kësaj skeme.

“FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë sportin tonë për të pasuruar veten dhe miqtë e saj. Është koha t’u jepet përparësi shoqatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

/GazetaBlic Sport/