Lajme

Krasniqi: LDK-së i duhen zgjedhjet e brendshme për t’u ringritur

07/29/2026 13:23
nga:Y I

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se partisë së saj i duhen zgjedhjet e brendshme, jo por t’u ndarë, por për t’u ringritur.

Sipas saj, Kuvendi i jashtëzakonshëm që do të mbahet të enjten, duhet të jetë fillimi i një procesi të ri demokratik, që e rikthen besimin e anëtarësisë dhe e forcon partinë për sfidat që e presin.

“Pas rezultateve të fundit zgjedhore, nuk mjafton të ndryshojmë fjalët apo retorikën. Ka ardhur koha të ndryshojmë mënyrën se si funksionojmë, si marrim vendime dhe si ndërtojmë besimin brenda LDK-së”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se LDK-ja ka nevojë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, ku vendimin e merr anëtarësia dhe ku vlerësohen puna, kontributi, integriteti dhe besimi që secili ka fituar ndër vite.

Njoftimi i plotë: