Sporti

Sot luhet dueli Dukagjini – Lugano, ky televizion e transmeton

07/29/2026 10:25
nga:L J

Dukagjini sot do të përballet me Luganon në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duel që do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali dhe nis në orën 16:30.

Ky duel do të transmetohet në RTK.

Skuadra nga Klina synon të përmbysë humbjen minimale 1:0 të pësuar një javë më parë në Zvicër dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë. Edhe pse përballë ka një kundërshtar me përvojë në arenën evropiane, futbollistët e drejtuar nga Arsim Thaçi besojnë se mund të arrijnë rezultat pozitiv.

Dukagjini mbrëmë ka zhvilluar përgatitjet e fundit para sfidës, ndërsa atmosfera në kampin e ekipit vlerësohet e mirë dhe me optimizëm për një paraqitje dinjitoze ndaj skuadrës zvicerane.