Klubi i Volejbollit Libero nga Bardhi i Madh, në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës dhe me Komunën e Fushë Kosovës organizoi me sukses për tri ditë radhazi garat e Beach Volley në Fushë Kosovë.
Në këtë aktivitet morën pjesë 12 ekipe në kategorinë Seniorë – Meshkuj, 12 ekipe në kategorinë Seniore – Femra dhe 16 ekipe në kategorinë U16 – Vajza, duke ofruar ndeshje cilësore, rivalitet sportiv dhe një atmosferë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut.
Fituesit në kategorinë Seniorë – Meshkuj:
🥇 Adriatik Berisha / Erind Qalaj
🥈 Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi
🥉 Ermal Maliqi / Erion Bajrami
Fitueset në kategorinë Seniore – Femra:
🥇 Xhudjena Kruti / Adelajda Prenga
🥈 Mihane Gashani / Sibora Gashani
🥉 Amela Llugaliu / Lyra Pireva
Fitueset në kategorinë U16 – Vajza:
🥇 Melika Nuhiu & Anesa Jashari
🥈 Unika Surkishi & Alea Buzuku
🥉 Buna Gashti & Alketa Shuleta
Fituesit dhe fitueset u shpërblyen me kupa, medalje dhe shpërblime. Në kategoritë seniorë u ndanë edhe shpërblime financiare, ku vendi i parë u shpërblye me 500 euro, vendi i dytë me 300 euro, ndërsa vendi i tretë me 150 euro. Ndërkaq, në kategorinë U16 – Vajza, fitueset u shpërblyen me medalje, kupa dhe kuponë për pajisje sportive. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u zhvillua në një atmosferë festive.
Ky organizim i suksesshëm dëshmon se Fushë Kosova po shndërrohet në një qendër të rëndësishme të volejbollit në Kosovë. Kontribut të veçantë në realizimin e këtij aktiviteti dha edhe KV Libero nga Bardhi i Madh, i cili vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e volejbollit në komunën e Fushë Kosovës.


