Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me profilet e rreme e specifikisht për profilin ‘Lule Gjeli’.
Dedaj thotë se ‘Lulegjelizimi’ është dorë e fshehtë e pushtetit autokrat dhe antiamerikan siç ai e quan të Albin Kurtit.
“Lulegjelizmi dhe industria përçarëse dhe shpifëse e LVV, ka krijuar huti dhe dyshime jo vetëm në Kosovë, por edhe në partneritetin e Kosovës me SHBA dhe BE.Profilet e rreme, propaganda, shpifjet dhe njollosja e figurave meritore të shtetndertimit dhe të lirisë, fyrja e partnerve ndëkombëtar dhe propaganda e rreme elektorale në diasporë, kan ndikuar dukshem edhe në rezultatet zgjedhore dhe përqindjet fiktive dhe jonormale të LVV” shkruan Dedaj në reagimin e tij.
Ai potencoi se ‘Lulegjelizmi është fytyra e vertetë e LVV dhe thelbi i dështimit të shtetit të Kosovës’.
Reagimi i plotë:


