Sporti

Tebas sulmon Real Madridin: Nuk ka fituar asnjë trofe në dy vitet e fundit

07/28/2026 20:09
nga:Mergim Rreci

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka kritikuar sërish Real Madridin dhe Florentino Pérez, duke mbrojtur modelin financiar të kampionatit spanjoll.

“Ka klube që sfidojnë rregullat tona të Fair Play financiar. Shpesh kjo vjen edhe nga situata sportive ku ndodhen”, tha Tebas, duke iu referuar Real Madridit.

Ai shtoi se klubi madrilen “nuk ka fituar asnjë trofe në dy vitet e fundit”, ndërsa kritikoi edhe modelin financiar të Premier Ligës, duke thënë se humbjet e mëdha të klubeve angleze nuk janë një shembull për t’u ndjekur.

Tebas theksoi se për La Ligën prioritet mbetet qëndrueshmëria financiare dhe kontrolli i shpenzimeve nga klubet.

/GazetaBlic Sport/