Lajme

Veton Berisha padit për shpifje shefin e kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi, kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim

07/28/2026 19:59
nga:Genita C

Deputeti Veton Berisha ka bërë të ditur se ka deponuar padi për shpifje ndaj Mërgim Nezirajt, shef i kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi dhe sekretar organizativ i IRDK-së, raporton GazetaBlic.

Berisha tha se ka zgjedhur rrugën institucionale për t’iu përgjigjur, siç i quajti, shpifjeve ndaj tij, duke kërkuar që Neziraj të dëshmojë në Gjykatën Themelore në Prishtinë pretendimet e bëra për çështjen e “zarfeve”.

Ai ka bërë të ditur se kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 50 mijë eurosh ose shumën që do ta përcaktojë gjykata.