Drita dhe Floriana do të zbresin sonte në fushë për ndeshjen e kthimit në kuadër të Conference League, në një përballje që do të përcaktojë skuadrën që do të vazhdojë më tej në garë.
Sfida e parë mes dy skuadrave, e zhvilluar në Maltë, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për 90 minutat e dyta.
Të dy ekipet do të kërkojnë fitoren në këtë përballje, me Dritën që synon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, B. Krasniqi, Salihu, Pëllumbi, Sheji, Limaj, Dabiqaj, Balaj, Abazaj, Jashari, Bl. Krasniqi.
Floriana: Cioletti, Spiteri, Drina, Kauan, Beerman, Kurtalic, Varela, Vella, Mbong, Gudelj, Dervisagic.
/GazetaBlic Sport/


