KF Prishtina e Re ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Qlirim Avdulli, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
vdulli pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Prishtinën e Re në synimin e klubit për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
Ja njoftimi i klubit të Prishtinës së Re:
“KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Qlirim Avdullin, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Mbrojtësi i krahut të majtë i bashkohet bardhekaltërve pas një eksperience të gjatë në futbollin kosovar. Gjatë karrierës së tij ai ka veshur fanellën e klubeve si Hajvalia, Arbëria, Llapi, Drenica, Ulpiana dhe Malisheva, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin vendor.
Së fundmi, Avdulli ishte pjesë e FC Ferizaj, ku në edicionin e fundit u paraqit në 37 ndeshje, zhvilloi mbi 2,800 minuta dhe realizoi 7 asistime.
Cilësia dhe kontributi i tij në të dy fazat e lojës, pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe një vlerë e shtuar në realizimin e objektivit të klubit, rikthimin në elitën e futbollit të vendit.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Qlirim”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport


