Lajme

Kurti: Uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë, vishet nga ata që i shërbejnë Republikës pa kushte

07/26/2026 19:10
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 25 zyrtarët policorë të rënë në detyrë, duke vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e tyre për rendin, sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës., raporton GazetaBlic.

Kurti ka bërë homazhe për heronjtë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, ndërsa ka theksuar se uniforma e Policisë së Kosovës është simbol i shërbimit ndaj Republikës.