Sporti

Zyrtare: Drilon Hazrollaj kalon te KF Tirana në huazim me të drejtë blerjeje

07/26/2026 13:09
nga:L J

KF Tirana ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kosovar Drilon Hazrollaj. Futbollisti 22-vjeçar i është bashkuar skuadrës bardheblu në formë huazimi nga FC Rapid 1923, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve përfshin edhe të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit në fund të sezonit.

Sipas marrëveshjes së arritur, klubi kryeqytetas do të ketë mundësinë ta bëjë përfundimtar transferimin e futbollistit pas përfundimit të periudhës së huazimit, në përputhje me kushtet e dakordësuara mes palëve.

Hazrollaj tashmë i bashkohet përgatitjeve të skuadrës bardheblu, me synimin për të dhënë kontributin e tij për sezonin e ri.

/GazetaBlic Sport