Lajme

Kanosje me armë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

07/26/2026 10:16
nga:L J

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kanosur me armë një person tjetër.

Sipas policisë, gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe i njëjti pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.