Mbrëmja e madhe e boksit po i afrohet kulmit. Pas përfundimit të duelit mes Hamzah Sheeraz dhe Simon Zachenhuber që fillon tani, do të vijë radha për kryendeshjen e shumëpritur të natës.
Anthony Joshua do të ngjitet në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga, në një sfidë të peshave të rënda që pritet me interes të madh nga tifozët tanë.
Joshua synon rikthimin me fitore, ndërsa Prenga kërkon të shkaktojë një nga befasitë më të mëdha të vitit në boks.
Ky meç pritet të fillojë rreth orës 00:00.
/GazetaBlic Sport


