Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Gjormë të Kurbinit.
Sipas gazetarit të Klan News, Martin Marku, një 22-vjeçar është plagosur dhe është transportuar drejt spitait të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur 22-vjeçari me iniciale V.P, i cili është goditur me një plumb në kofshë.
I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë plagosje me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/tvklan.al/


