Lajme

Klopp: Gjermania duhet të fitojë ndaj kombëtareve të forta

07/24/2026 13:27
nga:Mergim Rreci

Trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka folur për nivelin aktual të skuadrës dhe rivalët më të fortë në futbollin botëror.

Klopp pranoi se Gjermania nuk është ende në të njëjtin nivel me kombëtare si Franca, por beson se Die Mannschaft mund të mposhtë çdo kundërshtar.

“Jemi po aq të mirë sa Franca? Jo. A kemi lojtarë si Dembélé, Mbappé, Doué apo Barcola? Jo. Por mund t’i mposhtim ata”, deklaroi Klopp.

Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë te Franca, Spanja apo Argjentina, por te vetja dhe mënyra se si Gjermania luan futboll.

“Ne nuk jemi skuadra numër një në botë tani. Ka 11 kombëtare mbi ne në renditje. Por me stilin tonë të lojës, duhet ta bëjmë të mundur që t’i mposhtim ato”, u shpreh trajneri i ri i Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport/