Lajme

RENEA rrethoi zonën, autori 35-vjeçar lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje

07/24/2026 10:58
nga:Mergim Rreci

Autori Nertil Buzi, ka lëshuar shtetasen R. P (ish- bashkëshorten), që e mbante peng pas krimit në familjen e saj në Roskovec, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Arben Plaka.

Siç raporton Top Channel, pas rrethimit të zonës nga RENEA, ai ka lëshuar ish-të fejuarën që mori peng pas krimit.

Sipas raportimeve, po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur.

Dyshohet se ai fshihet në fshatin Cukalat të Beratit, ndërsa më herët pas krimit ai u arratis bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar./TCh/