Lajme

Vërmicë: Ndalet një veturë me katër shtetas të huaj, dyshohet për kontrabandë me migrantë

07/24/2026 09:34
nga:L J

Njësiti policor ka ndaluar një automjet në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku brenda tij janë gjetur katër persona meshkuj, shtetas të huaj.

Automjeti me targa vendore drejtohej nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar prokurorin, me autorizimin e të cilit është iniciuar rasti për kontrabandë me migrantë.

“KONTRABANDË ME MIGRANTË Fsh. Vërmicë, Prizren / 23.07.2026 – 08:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Brenda në automjet kanë qenë katër persona meshkuj shtetas të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me autorizim të tij është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.