Është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur për fëmijë, Avdi Shala, një prej krijuesve të përkushtuar të letërsisë shqipe për brezat e rinj.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia Botuese FAD në Prishtinë, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen Shala, të afërmit, miqtë dhe komunitetin letrar.
Avdi Shala lindi më 1942 në Kishnarekë të Drenasit.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje dhe në Komoran, ndërsa studimet universitare në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën Gjuhë dhe Letërsi.
Gjatë karrierës së tij profesionale punoi si mësimdhënës në disa vendbanime të Drenicës, në Mitrovicë dhe në Kastriot, ndërsa pjesën më të madhe të veprimtarisë e zhvilloi si gazetar në gazetën “Kosova” të ish-Elektroekonomisë së Kosovës.


