Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Malisheva – Hibernian, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Malisheva ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kreshnik Uka shënoi golin e parë në këtë duel pas 21 minutave lojë, kur për të asistoi Arlind Veliu.
Owen Elding kishte rast të artë shënimi në minutën e gjashtë të duelit për Hibernian, por goditja e tij me kokë u ndalua në vijën fatale nga Dreni Kryeziu.
Në anën tjetër, Arlind Veliu kishte rast të mirë për gol pas 14 minutave, por goditja e tij u ndal nga portieri, Sallinger.
/GazetaBlic Sport


