Me datën 8 korrik, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7-Qershorit.
Sipas Kushtetutës konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, që nënkupton se afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive është me 7 gusht.
UD së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ditën e premte do të bëhet e ditur data e mbajtes së seancës konstituive të Kuvendit.
“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë” ka deklaruar Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me vonesat në thirrjen e seancës konstituive të Kuvenndit ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi.
Bytyqi tha se është lajm i mirë fakti që Albulena Haxhiu ka paraljmëru mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Ajo theksoi se tashmë duhet të ketë ardhur koha e reflektimit pas tre palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme brenda një periudhe të shkurtë.
“Fillimisht më vjen mirë që më në fund u.d. i Kryetarit te Kuvendit, Albulena Haxhiu, paska paralajmëru seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës! Tre palë zgjedhje të jashtëzakonshme-rezultati i njejtë-barikadime pa rezultat-rizgjedhje!A vazhdohet kështu?A mos vallë ka ardhë koha e reflektimit të dyanshëm?” theksoi Bytyqi.
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyiqi, tha se shpreson që angazhimi i secilit të jete shmangja e zgjedhjeve tjera të jashtëzakonshme.
“Të shpresojmë se ne si deputet, qoftë të pushtetit, por edhe te opozites, do të punojmë në rend të parë për tejkalimin e krizes së prodhuar institucionale tash e gati 2 vjet!Uroj që angazhimi i secilit prej Nesh të jete shmangja e zgjedhjeve tjera të jashtëzakonshme” deklaroi deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Albana Bytyiq, Aleanca!
/Gazeta Blic/
Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive


