Siç raporton “Sinjali”, dyshohet se autori i vrasjes aksidentale sot në Strellc të Deçanit është Erdonit Hasanramaj 26 vjeç, i cili është edhe djali i viktimës, Shpend Hasanramaj.
Policia ka konfirmuar se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në mënyrë askidentale në oborrin e stanit në Strellc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.
Ai ka thënë se në orën 13 e 43 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh.
“Sot me datën 23.07.2026 rreth orës 13 e 43, Policia ka pranuar informacion se në Bjeshkën e Strellci, në obrrin e një stani është një person i vrarë. Deri tani dyshohet se është vrasje aksidentale mes familjarëve. Policia deri më tani ka sekuestruar një armë zjarri dhe personi i cili dyshohet se ka kryer vrasjen është arrestuar. Kjo është informata fillestare” deklaruan nga Policia për “Gazeta Blic”.


