Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka dalë në mbrojtje të Leandro Paredes, duke deklaruar se nuk beson se futbollisti argjentinas duhet të pezullohet për sjelljen e tij pas finales së Kupës së Botës.
Në një prononcim për mediat, Gavi theksoi se futbolli është një sport me emocione të forta dhe se incidente të tilla ndodhin shpesh në ndeshje me rëndësi të madhe.
“Nuk mendoj se ai duhet të pezullohet. Futbolli ka edhe një anë më agresive ndonjëherë. Gjëja më logjike do të kishte qenë që ai të ndëshkohej me karton të kuq gjatë ndeshjes, dhe me kaq duhet të kishte përfunduar gjithçka,” u shpreh Gavi.
Deklarata e talentit spanjoll vjen në një kohë kur vazhdojnë debatet lidhur me veprimet e Paredes pas finales së Botërorit. Sipas Gavit, çdo masë disiplinore duhej të ishte marrë gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe jo pas përfundimit të saj.
/GazetaBlic Sport/


