Lajme

Azdren Shala kritikon Kurtin: “Nuk di me qeverisë”

07/23/2026 13:06
nga:Genita C

Analisti Azdren Shala ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se sipas tij, qasja e tij politike ka ndikuar në mungesën e stabilitetit institucional dhe ekonomik në vend, raporton GazetaBlic.

Shala ka deklaruar se Kurti nuk udhëheq sistemin shtetëror, por tenton të qeverisë përmes emocioneve të qytetarëve.

“Kurti nuk di me qeverisë, është lider i tipit që nuk qeveris sistemin që është shteti, por do me qeverisë me emocionet e tyre”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, fakti që Kosova ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme politike lidhet me, siç u shpreh ai, “planin e Kurtit” dhe mënyrën e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje.