Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion, duke iu drejtuar veçanërisht bashkatdhetarëve që po udhëtojnë drejt Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai ka paralajmëruar për rrezikun nga lodhja pas udhëtimeve të gjata dhe pritjeve në kufi, duke kërkuar që shoferët të pushojnë dhe të mos vozisin me shpejtësi.
“Mos vozitni shpejt. Nuk ia vlen me rreziku për me mbërri një orë më herët”, ka shkruar Koci, duke shtuar se një aksident mund të ndodhë në çdo moment.


