Lajme

Aksidenti tragjik në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë: Një grua humb jetën, disa të lënduar

07/23/2026 09:07
nga:Genita C

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy automjete. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit për të ofruar ndihmë dhe për të menaxhuar situatën.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te ky aksident tragjik.