Neymar Jr është përfshirë sërish në polemika në Brazil pas një situate që ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët.
Santos bëri të ditur se sulmuesi nuk udhëtoi me ekipin për ndeshjen e Kupës Sudamericana, pasi kishte nevojë të përmirësonte gjendjen fizike dhe të vazhdonte përgatitjet.
Por, më vonë gjatë së njëjtës ditë, Neymar u pa duke marrë pjesë në një turne pokeri me shuma të mëdha në Sao Paulo. Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi te shumë tifozë, të cilët kanë kritikuar zgjedhjen e tij.
Tashmë pritet të shihet nëse klubi do të japë një reagim për situatën, ndërsa Neymar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës.
/GazetaBlic Sport/


