Sporti

Federata Spanjolle kërkon rinovimin e Luis de la Fuente deri në vitin 2030

07/22/2026 10:54
nga:Mergim Rreci

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Luis de la Fuente dhe t’i ofrojë atij një kontratë të re që do ta mbajë në krye të kombëtares deri në vitin 2030.

Vendimi vjen pas rezultateve të shkëlqyera të Spanjës nën drejtimin e tij. De la Fuente ka rikthyer suksesin te “La Roja”, duke udhëhequr ekipin drejt trofeve dhe një identiteti të ri sportiv, me një grup të talentuar lojtarësh të rinj, transmeton GazetaBlic Sport.

Drejtuesit e federatës e shohin trajnerin spanjoll si pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë dhe synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e tij për ciklet e ardhshme ndërkombëtare.

Nëse marrëveshja finalizohet, De la Fuente do të vazhdojë të jetë njeriu i besuar për të udhëhequr Spanjën në sfidat e mëdha të viteve të ardhshme, përfshirë edhe Botërorin 2030.

/GazetaBlic Sport/