Sporti

Ballkani e zhvillon sonte përballjen e parë ndaj Bohemians, synon rezultat pozitiv në transfertë

07/22/2026 10:26
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League, ku do të përballet në transfertë me ekipin irlandez Bohemians.

Futbollistët e skaudrës kosovare synojnë të marrin një rezultat pozitiv jashtë fushe, që do t’ua lehtësonte punën në ndeshjen e kthimit para tifozëve të tyre, transmeton GazetaBlic Sport.

Ballkani hyn në këtë sfidë me objektivin e qartë për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane dhe për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt raundit të ardhshëm.

Ky takim fillon në ora 19:00, kurse duhet cekur që skuadra vendase ka epitetin e favorites, me therandasit që kërkojnë të dëshmohen në fushë.

/GazetaBlic Sport/