Lajme

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

07/22/2026 09:50
nga:Genita C

Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të premten do të bëjë të ditur datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të zhvillohet në javën e parë të muajit gusht, raporton GazetaBlic.

“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se nuk është nxituar ta caktojë seancën, për t’u lënë kohë partive politike të vazhdojnë negociatat për zgjedhjen e presidentit.