Lajme

Shala: Nëse do angazhohesha politikisht, do i bashkohesha Aleancës!

07/21/2026 21:54
nga:Y I

Opinionisti Azdren Shala, në emisionin “Rubikon” ka deklaruar se po të angazhohej politikisht sërish, ai do të bëhej pjesë vetëm e Aleancës.

Sipas tij, Aleanca është e vetmja parti opozitare që “ia mbush syrin”.

“Për fat të keq, në këtë spektër opozitar nuk ma mbush syrin asnjëra, përjashto Aleancën, e me të cilën duhet te ulët dhe të negociohet në të ardhmen. Nëse do të angazhohesha ndokund politikisht, do të ishte Aleanca, nuk ka opsion tjetër, të paktën unë nuk po shoh tjetër”, u shpreh Shala.